Muaji i bekuar i Ramazanit
Fillon me 11 mars 2024 dhe përfundon me 9 prill 2024
Pasi që jemi në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, ndaj kam kënaqësinë dhe privilegjin që në emer të kryesisë së Qendrës Shqiptare për Integrim,Kulturë dhe Religjion në Lozanë, dhe në emrin tim t`ju drejtohem me urimet dhe përgëzimet më të mira duke ju dëshiruar , shëndet , mirëqenie dhe agjërim të lehtë të muajit të Ramazanit.
Duke ditur se islami është udhëzim hyjnorë i cili e shoqëron njeriun nëpër të gjitha fazat e jetës së tij , pa marrë parasysh vendin dhe kohën , njeriut i ofron mundësi reale të rregullimit të jetës duke e shoqëruar atë me kryrjen e obligimeve që dalin nga Kurani Famëlartë.
Nisur nga ky parim agjërimi i muajit të Ramazanit e pajis besimtarin edhe më shumë me ndjenjën e dashurisë , respektit , vetëdijës , urtësisë , solidaritetit , zemërgjerësisë , devotshmërisë , dhe moral e edukatë të fortë në raport me Krijusin.
Muaji ku na bashkojnë edhe më tepër , ibadetet e namazet , syfyri e iftari , zeqati e sadakaja , solidariteti e bamirësia , mirëkuptimi e përkujdesja ndaj atyre që kanë nevojë , thrret që të jemi edhe më afër Zotit , më tolerant , më dorëlirë , më të afërt me familjen , farefisin e shoqërinë. Zaten ky është edhe mesazhi i Ramazanit.
Muhamedi a.s. thotë:
`Kush agjëron Ramazanin me besim dhe vetë llogaritje të sinqertë do ti falën tërë çka ka gabuar më parë.`
Njoftime e fundit nga Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjioni
Xhamia në Lausanne
Mbrëmje me KURAN dhe ilahi
RAMAZANI, MUAJI I MIRËSISË Me 17 mars 2024 në ora 20:00 Deniz ALLAJBEG - Menduh ALLAJBEG Iftari...
Ramazani, Muaj i Mirësisë
RAMAZANI, MUAJI I MIRËSISË Me 16 mars 2024 në ora 20:05 Vedat ef. SAHITI Kryeimam i BI të KosovësLigjërues...
Vaktia e RAMAZANIT 2024 për Lausanne
Vaktia e RAMAZANIT 2024/1445 NIJETI - Vendosa që të agjëroj për ALLAHUN e madhëruar | Lutja e iftarit - O...
Lidhja e zemrës me xhaminë është tregues i besimit të sinqertë
Feja ka qenë udhërrëfyesi ynë nëpër korridoret e historisë
Në të gjithë historinë e njerëzimit, feja ka qenë një element i pandashëm që nga krijimi i parë i njeriut dhe vendosja e tij në këtë botë, një fakt i mbështetur dhe sqaruar në Kur’anin e Shenjtë, hadithet e Profetit Muhamedit (për të cilin qofshin paqja dhe bekimet e Allahut), si dhe në të dhënat historike. Nuk ekziston asnjë rast në historinë e njerëzimit ku të ketë qenë një popull që të ketë jetuar pa besim apo pa një besim fetar. Pavarësisht nga varfëria, mungesa e arsimit, ose mungesa e qytetërimit, çdo popull nëpër kohë ka pasur një formë besimi ose praktike fetare.
Fjalimi i kryetarit të CICRA-së
Bismilahi Rrahmani Rrahim
Të jesh prijës i një komuniteti fetar është nder i veçantë, por njëkohësisht edhe përgjegjësi e lartë para shoqërisë e njashtu edhe para Zotit. Udhëzim i njerëzve në drejtim të besimit shpirtëror dhe drejtë vlerave humane – etike dhe morale, është kënaqësi të cilën e ndien vetëm ai i cili një detyrë të tillë e pranon dhe e bartë mbi super e tij.
Pesë shtyllat e Islamit
Shehadeti: Deklarata e besimit në një Zot të vetëm, All-llahu, dhe se Muhammedi është profeti i Tij.
Namazi: Adhurimi ritual i pesë lutjeve në ditë, i drejtuar në drejtim të Kaba-së në Mekë.
Zekati: Kontributi mujor financiar për të ndihmuar nevojtarët dhe të mjerët në komunitet.
Agjërimi: Praktika e të ndaluarit nga ushqimi, pija dhe aktivitetet e tjera nga agimi deri në perëndim, gjatë muajit të Ramazanit.
Haxhi: Peregrinimi në Mekë që bëhet një herë në jetë për ata që kanë mundësinë fizike dhe financiare për ta kryer.
Fokusi ynë
Qendra jonë vazhdon të përqendrohet në formimin e individëve në bazë të vlerave fetare dhe humane të shëndosha, duke u larguar nga çdo ideologji ekstreme dhe radikale. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me qendra të tjera brenda dhe jashtë Zvicrës. Si institucion, kemi qëndruar të vendosur në qëndrimin tonë publik ndaj terrorizmit të shkaktuar në emër të Islamit.
Prezentimi i librave me karakter kombëtar
Botimi i librave të karakterit kombëtar, duke përmbledhur epokën e luftës së UÇK-së, shënon një kapitull të rëndësishëm në historinë e kombit shqiptar. Këto faqe janë kushtuar heronjve dhe heroinave të luftës së fundit, që me guxim dhe vendosmëri u ngritën kundër shtypjes dhe për lirinë e popullit tonë.
Rrugët e Mësimit
Synimi dhe obligimi ynë si prindër është më shumë se thjesht të rrisim fëmijët tanë. Ne kemi një përgjegjësi të thellë për t’i udhëhequr ata në rrugën e drejtë, duke i shkolluar për fenë, kulturën, traditën dhe gjuhën tonë të bukur shqipe. Kjo nuk është vetëm një detyrë, por një privilegj dhe një vlerë që ne duhet të kultivojmë në brezat e ardhshëm.
Rëndësia e Abdesit në Islam
Marrja e abdesit është një praktikë e rëndësishme në fenë Islame. Kjo përfshin larjen e duarve, fytyrës, dhe këmbëve me ujë të pastër për të përgatitur veten për lutje. Abdesi është një shprehje e pastërtisë fizike dhe shpirtërore para Zotit, dhe është një kusht për disa veprime fetare si namazi. Është e rëndësishme të respektojmë dhe të praktikojmë këtë ritual në mënyrë të kujdesshme dhe të përsëritur për të ruajtur gjendjen tonë shpirtërore dhe të qenësishme në mendim dhe veprim.
Historiku i Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë
Tridhjetë e shtatë vjet më parë, në vitin 1985, komuniteti mysliman shqiptar në Lozanë nuk kishte asnjë xhami. Ritualet fetare myslimanët shqiptarë i kryeni në një xhami të përbashkët me komunitetin turk. Megjithatë, sipas Haxhi Xhemajl Hoxhës, gjatë muajit të shenjtë Ramazan, herë pas here, kishte edhe imamë shqiptarë, siç ishte rasti me imamin nga Sllupçani, Shenasi Kamberi në vitin 1985, apo rasti me imamin Hasan Salihu nga Prizreni (1986), i cili ka shërbyer si imam Ramazani deri në vitin 1990.
Aktivitetet dhe Shërbimet e cicra-së
- Falja e pesë namazeve ditore
- Falja e namazit të xhumasë
- Faljen e namazeve të bajramit
- Mësim-besim për fëmijë
- Mësim të gjuhës shqipe për fëmijë
- Mësim të kuranit për meshkuj (nga imami)
- Mësim të kuranit për femra (nga mualimja)
- Ligjërata javore për meshkuj (të pramten,shtunën dhe të dielen nga imami)
- Ligjërata javore për femra (nga mualimja)
- Rubrika javore pytje – përgjigjëje (çdo të premte)
- Program të vecantë gjatë muajit të ramazanit
- Tribuna me karakter fetar dhe edukativ
- Manifestimi i ditëve dhe netëve te shënuara si : israja dhe miraxhi,viti i ri hixhri,mevludi (ditëlindja e muhamedit a.s.) Etj.
- Organizim të haxhit dhe umrës
- Manifestim për 17 shkurtin
- Manifestim për 28 nëntorin
- Aktivitete kulturore të gruas
- Botim të librave
- Promovim i librave me karakter fetar dhe kombëtar
- Kuiz diturie
- Trajnime
- Bashkëpunim me institucionet vendore zvicërane dhe me ato në vendlindje
- Bashkëpunim me qendrat shqiptare në mbarë zvicrën
- Bashkëpunim me qendrat të komuniteteve tëjera në kantonin vaud
- Organizim i darkave shoqërore cdo muaj
- Organizim i iftarëve të ramazanit
- Vlersime institucionale
-
Aktivitete sportive
-
Turnir vjetor në futboll
-
Piknik për fëmijë e të rritur
-
Ndërtim të shtëpive
-
Blerje të banesave
-
Ndihma të tjera materiale
-
Zeqati , fitrat dhe kurbanat
Takimi me afaristë Janar 2022
Takimi me afaristë 2023
16 vjetori i pavarsisë së kosovës
Mbrëmje me KURAN dhe ilahi
RAMAZANI, MUAJI I MIRËSISË Me 17 mars 2024 në ora 20:00 Deniz ALLAJBEG - Menduh ALLAJBEG Iftari është i paraparë për pjesëmarrësit e dy gjinive Adresa:Chemin du Couchant 4, 1022 Chavannes-près-Renens
Ramazani, Muaj i Mirësisë
RAMAZANI, MUAJI I MIRËSISË Me 16 mars 2024 në ora 20:05 Vedat ef. SAHITI Kryeimam i BI të KosovësLigjërues Deniz ef. ALLAJBEGilahist KURAN DHE ILAHI Iftari është i paraparë për pjesëmarrësit e dy gjinive Adresa: Chemin du Couchant 4, 1022...
Vaktia e RAMAZANIT 2024 për Lausanne
Vaktia e RAMAZANIT 2024/1445 NIJETI - Vendosa që të agjëroj për ALLAHUN e madhëruar | Lutja e iftarit - O ZOT për ty agjërova, ty të BESOJ, te ti MBËSHTETEM dhe me BEGATITË tua po bëj iftar DITËT ME RËNDËSI 27 Mars 2024 - Fitorja në Bedër 30 Mars 2024 - Çlirimi i...
Udhërrëfyesi i namazit për fillestarë suret dhe lutjet në Shqip
Namazi është një nga shtyllat kryesore të Islamit dhe një praktikë e rëndësishme për çdo musliman. Për ata që janë në fazat e tyre të para të mësimit të namazit, ja një udhërrëfyes i thjeshtë që përmban pjesët bazë të namazit, suret dhe lutjet e përkthyera në shqip.
Mesazh urimi për muajin e Ramazanit
Dita e parë e Ramazanit është me 11 mars 2024 ditë e hënë.Pasi që jemi në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, ndaj kam kënaqësinë dhe privilegjin që në emer të kryesisë së Qendrës Shqiptare për Integrim,Kulturë dhe Religjion në Lozanë, dhe në emrin tim t`ju...
CICRA
Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë
Centre Albanais pour l'Intégration, la Culture et la Religion à Lausanne
Chemin du Couchant 4
1022 Chavannes-près-Renens
info@cicra.ch
+41 21 691 00 35
+41 76 615 18 00
Rreth nesh
Historiku
Kryesia
Imami
Statusi i CICRA-së
Antarisa
Botimet
Xhamia në Lozanë
Aktivitetet dhe shërbimet
Ditët fetare në vitin 2024
Bëhu anëtar
Kontakt
Leximi dhe mësimi i Kuranit
Kurani është libri i shenjtë i Islamit, një burim i palëkundur udhëzimi për besimtarët në të gjithë botën. Ai përmban fjalët e Allahut, të zbritura nëpërmjet Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të), dhe shërben si udhërrëfyes për jetën, duke ofruar mësime për moralitetin, adhurimin dhe shoqërinë.