Historiku i Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë

Në vitin 1985, komuniteti mysliman shqiptar në Lozanë nuk kishte asnjë xhami. Ritualet fetare myslimanët shqiptarë i kryeni në një xhami të përbashkët me komunitetin turk. Megjithatë, sipas Haxhi Xhemajl Hoxhës, gjatë muajit të shenjtë Ramazan, herë pas here, kishte edhe imamë shqiptarë, siç ishte rasti me imamin nga Sllupçani, Shenasi Kamberi në vitin 1985, apo rasti me imamin Hasan Salihu nga Prizreni (1986), i cili ka shërbyer si imam Ramazani deri në vitin 1990.

Nga viti 1991 për imam erdhi Sabedin Amedi nga Shkupi. Sipas Haxhi Xhemajl Hoxhës, nga viti 1985 e deri në vitin 1987, xhamia me imam shqiptar gjatë muajit Ramazan ka qenë në Chavanes, ndërsa nga viti 1988 e deri më 1991 ka qenë në Renens.

Pas ndarjes nga komuniteti turk në gjysmën e vitit 1991, tani komuniteti mysliman shqiptar në Lozanë e kantonin Vaud u bë me xhaminë e vet. Atëherë adresa e xhamisë ishte në rrugën Rue de Central 3.

Themeluesit e xhamisë së parë shqiptare në Lozanë dhe kantonin Vaud ishin:

Haxhi Xhemajl Hoxha – Kosovë;
Haxhi Ramadan Nebiu – Shkup;
Muzafer Bekiri – Gostivar/Tetovë, dhe;
Milazim Veseli – Preshevë.

Gjithsesi se këta katër persona nuk ishin të vetmit. Këtyre në këtë nismë të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Lozanë iu bashkuan edhe 40 persona-anëtarë të tjerë nga komuniteti ynë shqiptar. Imami i parë i kësaj xhamie ka qenë hoxhë Sabedin Amedi nga Shkupi, i cili në këtë xhami në detyrën e imamit ka shërbyer për dy vjet me radhë.

Nga viti 1993 në xhami si imam vjen hoxhë Abdullah Thaçi, i cili shërben për pesë vjet me radhë, deri në vitin 1998. Pas hoxhë Abdullah Thaçit në këtë xhami, për dy vjet me radhë, shërben si imam Halil Kastrati.

Sipas të dhënave të ruajtura në xhami dhe mes anëtarëve të parë të saj (Xhemajl Hoxha, Ajdin Baki, Dehar Emini, Vahdin Ajrulli e Shaban Ameti), ndër kontribuuesit e parë të xhamisë së parë shqiptare në Lozanë janë: Xhemajl Hoxha, Ramadan Nebiu, Muzafer Bakija (të cilët ishin edhe anëtarë të Kryesisë së vitit 1991-1993), pastaj Milazim Veseli, Ajdin Baki, Refik Bekiri, Ramiz Salihu, Dehar Emini, Xhemail Idrizi, Vahidin Ajruli, Ismet Teneqja, Feti Bakija, Savdullah Ismaili, Xhavit Ismaili si dhe shumë e shumë të tjerë. Sipas Haxhi Dehar Eminit, në këtë xhami ndër të parët që ndihmuan ishin edhe: Ismet Kuqi, Maliq Maliqi, Jakup Maliqi, Haxhi Shaban Ameti, Haxhi Çelebi Isufi, Bexhet Hoti, Fahredin Hoti, Hamdi Nishori, Fatmir Saliu, si dhe shumë të tjerë. Numri i anëtarëve të xhamisë në këtë kohë ka qenë rreth 45, dhe kjo mund të themi se është periudha e parë e organizimit të komunitetit mysliman shqiptar në Lozanë dhe kantonin Vaud.

Rezultati i punës së imamëve çdo ditë e më tepër po vërehej te komuniteti mysliman shqiptar në Lozanë. Xhamia për çdo ditë e më shumë mbushej me xhemat e frekuentohej prej mysafirëve anekënd Zvicrës. Prandaj, për shkak të rritjes së numrit të anëtarëve dhe nevojës për hapësirë më të madhe, po edhe mospajtimeve mes xhematit për formën e udhëheqjes së gjeratëhershme, shumica e anëtarëve vendosin të ndahen e të formojnë një xhami të re. Kështu që, në vitin 2000 xhemati i xhamisë u nda në dy pjesë: njëra pjesë mbeti në xhaminë e vjetër, ndërsa pjesa tjetër, shumica e xhematit dhe e themeluesve të xhamisë, u bart te një xhami tjetër, në të cilën xhami një pjesë e xhematit vetëm se i kishin nisur procedurat e hapjes së një xhamie të re shqiptare në Lozanë.

Kjo xhami më saktësisht u hap më 13 shtator të vitit 2000, nën emrin “Qendra Islame Shqiptare”, e cila si Qendër Kulturore ishte themeluar në përputhje me ligjet zvicerane, nenin e 60-të të Kodit Civil Zviceran. Imam i parë i kësaj xhamie ka qenë Halil Kastrati, ndërsa imam i dytë ka qenë Abdullah Thaçi, i cili ka shërbyer deri në vitin 2013. Numri i anëtarëve të xhamisë në fillim të saj ka qenë rreth 60-65, ndërsa Kryesia e parë e kësaj xhamie, tashmë me “Qendrës Islame Shqiptare” në Lozanë, ka qenë në këtë përbërje:

  • Ismet ef. Murtezi – Kryetar (si dhe një kontribuues i madh për themelimin e xhamisë së re);
  • Abdullah Palma – Sekretar;
  • Xhevdet Limani – Anëtar;
  • Abdullah ef. Thaçi – Anëtar;
  • Ismet Kuçi – Anëtar;
  • Halil Kastrati – Anëtar;
  • Nail Hoxha – Anëtar;
  • Ismet Teneqja – Anëtar, dhe;
  • Faik Koka – Anëtar.

Ndër kontributdhënësit më të dalluar të grupit themelues për xhaminë në këtë periudhë ka qenë haxhi Ismet ef. Murtezi. Haxhi Ismeti, bashkë me anëtarët e tjerë të xhamisë: haxhi Ismet Teneqen, haxhi Ismet Kuqin, hoxhë Halil ef. Kastratin, z. Faik Kokën, haxhi Refki Bekirin, haxhi Ajdin Baki, Haxhi Shaban Ameti,Haxhi Xhemajl Hoxha, z. Nexhat Shabedinin,haxhi Muzafer Bakiji, haxhi Nail Hoxhën, haxhi Muzafer Bakiji, haxhi Xhevdet Limanin, haxhi Jakup Maliqin, haxhi Maliq Maliqin, haxhi Sadri Sadriun, haxhi Savdulla Ismailin, , z. Xhavit Ismaili haxhi Musa Rrahmanin, haxhi Hevzi Rahimin, haxhi Sinan Hoxhën, z.Hamdi Nishori, haxhi Dehar Emini, Fatmir Saliu, z. Hasan Demën, z. Bexhet Hotin, po edhe me të tjerë, të cilëve u kërkojmë falje që për shkak të harresës nuk po i përmendim me emër, arriti ta bëjë një organizim të mrekullueshëm të xhematit pranë xhamisë së re, për t’u bërë xhami shembull në qytetin e Lozanës veçanërisht, po edhe në gjithë Zvicrën dhe Evropën.

Për kontributin e madh që kanë dhënë gjithë këta, po edhe shumë të tjerë, pra për organizimin e jetës fetare pranë xhamisë sonë, e lusim Allahun Fuqiplotë që t’i kompensojë në dynja dhe në ahiret! E ata që nuk po na kujtohen t’i përmendim me emër, Allahu i shpërbleftë dyfish më shumë!

Më vonë, më 30 prill të vitit 2013 në xhaminë e Qendrës Shqiptare për Integrim Kulturë dhe Religjion në Lozanë nis të shërbejë si imam Fehmi ef. Abazi, i cili vazhdon të shërbejë edhe tani. Kryesia e xhamisë-Qendrës sonë në këtë periudhë ka qenë në këtë përbërje:

  • Ismet ef. Murtezi – Përsëri në mandatin e kryetarit;
  • Sali Ismaili   –  Nënkryetar;
  • Xhevdet Limani – Sekretar;
  • Ilir Gashi – Anëtar;
  • Mejdi Azemi –  Anëtar;
  • Kasim Duklini – Anëtar;
  • Halil Hoxha – Anëtar;
  • Fatmir Gashi – Anëtar, dhe;
  • Flamur Berisha – Anëtar

Me angazhimin e hoxhë Fehmi ef. Abazit dhe anëtarëve të xhamisë nga “Qendra Islame Shqiptare”, xhamia sot është zhvilluar shumë dhe është bërë pjesë e rrjetit të xhamive shqiptare në Zvicër, të cilat funksionojnë në ombrellën e Komunitetit Mysliman Shqiptar të Zvicrës. Edhe numri i anëtarëve të xhamisë sot ka ndryshuar shumë, duke arritur në mbi 450 anëtarë të rregullt.

 

Shërbimet në xhami në pesë kohë të namazit, mësimi fetar dhe i gjuhës shqipe me rreth 70-80 nxënës të rregullt, takimet dhe aktivitetet e grupit të grave, takimet e vazhdueshme me anëtarët e xhamisë, krijimi i marrëdhënieve të shkëlqyeshme me organet komunale dhe organet kantonale, pastaj edhe takimet e rregullta me shërbimin policor dhe organet e sigurisë, sigurisht se kanë ndikuar që Qendra Shqiptare për Integrim Kulturë dhe Religjion në Lozanë sot të japë një tjetër pamje të organizimit të myslimanëve shqiptarë në Lozanë dhe kantonin Vaud .

Për këtë arsye edhe Zyra për Integrim në Lozanë, në 50 vjetorin e saj, me rastin e mbajtjes së një aktiviteti duke i përzgjedhur 50 personaliteteve që kanë ndikuar për integrim të komunitetit të tyre, mes rreth 140 nacionaliteteve zgjedh edhe imamin e Qendrës Shqiptare për Integrim Kulturë dhe Religjion në Lozanë, Fehmi ef. Abazin. Mirëpo aktiviteti kishte vazhduar edhe më tutje, duke e bërë edhe një përzgjedhje të 10 personalitete nga 50 të mëparshmit.

Më pas për këto 10 figura me ndikim ishte bërë nga një portret dhe publikim me disa të dhëna për secilin prej tyre, për t’i publikuar nëpër gjithë qytetin, në pikat më kryesore, për një kohë prej një muaji. Dhe sigurisht se ishte privilegj i madh për komunitetin shqiptar që mes këtyre 10 personaliteteve të ishte edhe imami i xhamisë së Qendrës Shqiptare për Integrim Kulturë dhe Religjion në Lozanë, Fehmi ef. Abazi.  

Pra, pas një pune të madhe e të gjatë nën emrin “Qendra Islame Shqiptare”, dhe një aktiviteti të gjerë fetar, kombëtar e kulturor, sot xhamia në Lozanë e mban emrin Qendra Shqiptare për Integrim Kulturë dhe Religjion në Lozanë, ndërsa aktivitetet e saj janë të njohura gjithandej Zvicrës.

Nëntor 2022

CICRA

Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë
Centre Albanais pour l'Intégration, la Culture et la Religion à Lausanne

Chemin du Couchant 4
1022 Chavannes-près-Renens

info@cicra.ch

+41 21 691 00 35
+41 76 615 18 00

Rreth nesh

Historiku

Kryesia

Imami

Statusi i CICRA-së

Antarisa

Botimet

Xhamia në Lozanë

Aktivitetet dhe shërbimet

Ditët fetare në vitin 2024

Bëhu anëtar

Kontakt

Leximi dhe mësimi i Kuranit

Kurani është libri i shenjtë i Islamit, një burim i palëkundur udhëzimi për besimtarët në të gjithë botën. Ai përmban fjalët e Allahut, të zbritura nëpërmjet Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të), dhe shërben si udhërrëfyes për jetën, duke ofruar mësime për moralitetin, adhurimin dhe shoqërinë.

SHKARKO
KURANIN E MADHËRISHËM