Mbështet ndërtimin e Qendrës sonë në Lausanne
Çdo kontribut është një hap drejt realizimit të një ëndrre të përbashkët.
Misioni ynë
Ne punojmë për të ndërtuar ura bashkimi mes fesë, kulturës dhe integrimit të komunitetit shqiptar në Zvicër.
Vizioni ynë
Të krijojmë një qendër që ofron dije, paqe shpirtërore dhe bashkëjetesë në respekt të ndërsjellë.

Misioni ynë është të ndërtojmë një qendër që bashkon, edukon dhe forcon komunitetin shqiptar në Lozanë
Fondacioni ka për qëllim të inkurajojë integrimin e komunitetit shqiptar në Zvicër, duke ruajtur njëkohësisht kulturën e tij të origjinës, edukimin dhe praktikat fetare. Ai organizon kurse të gjuhës frënge dhe shqipe, si dhe ofron ndihmë për anëtarët e komunitetit që gjenden në vështirësi, qoftë në Zvicër apo jashtë saj.
Në këtë drejtim, Fondacioni planifikon aktivitete kulturore, arsimore dhe sociale, nxit lidhje miqësie dhe bashkëpunimi me organizata të tjera, vendos dialog ndërfetar dhe zgjeron dialogun kulturor midis komunitetit shqiptar dhe popullsisë vendase, në një frymë miqësie dhe respekti të ndërsjellë.
Fondacioni synon t’i ofrojë publikut një vend për lutje, një qendër dokumentimi mbi kulturën shqiptare, një bibliotekë, një hapësirë për lojëra edukative dhe një shkollë për fëmijët.
Fondacioni nuk ka qëllim fitimi dhe nuk synon përfitim financiar.

FEJA
Fondacioni promovon edukimin fetar dhe përkushtimin shpirtëror përmes ligjëratave, kurseve dhe aktiviteteve që forcojnë lidhjen me vlerat islame dhe respektin ndërfetar.

KULTURA
Ne ruajmë dhe zhvillojmë trashëgiminë kulturore shqiptare përmes aktiviteteve artistike, letrare dhe arsimore që afron brezat dhe forcon identitetin kombëtar.

INTEGRIMI
CICRA nxit bashkëjetesën, respektin dhe bashkëpunimin me shoqërinë zvicerane përmes iniciativave sociale, edukative dhe dialogut ndërkulturor.
- Kostoja e objektit: 10,2 milion CHF – Të mbledhura deri tani: afërsisht 22%
Mbrëmje solidariteti për FONDACIONIN CICRA
Të nderuar motra dhe vëllezër,
Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju.
Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë se Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë ka ndërmarrë një hap historik për komunitetin tonë: kemi siguruar mundësinë për blerjen e një objekti modern prej 4,000 m², me mbi 100 vende parkimi.
Vlera e përgjithshëm e objektit është 10.2 milion franga zvicrane. Falë përkushtimit dhe kontributit tuaj, deri tani kemi arritur të mbledhim 2.2 milion franga zvicrane.
Megjithatë, për ta përmbyllur këtë projekt madhor kemi ende nevojë për mbështetjen dhe përkrahjen tuaj financiare.
Ky objekt do të shërbejë si qendër gjithëpërfshirëse për veprimtari fetare, kulturore dhe integruese për komunitetin shqiptar në Lozanë dhe rrethinë.
Prandaj, ju ftojmë me respekt të merrni pjesë dhe të njoftoni edhe familjarët, miqtë dhe shokët tuaj për Mbrëmjen e Solidaritetit për Fondacionin CICRA –
“Së bashku ndërtojmë të ardhmen”, ku do të prezantohet projekti dhe do të japim kontributin tonë gjatë kësaj nate të mbledhjes së fondeve:
Data: E shtunë, 1 Nëntor 2025 – 18:00
Vendi: Palais de Beaulieu – Salle St-Moritz
Avenue de Bergières 10, 1004 Lausanne
Ky është një moment i rrallë dhe historik për komunitetin tonë – një investim i përbashkët që do të mbetet trashëgimi për brezat e ardhshëm. Çdo ndihmë, e vogël apo e madhe, është gur themeli në këtë projekt të përbashkët.
Tel: 076 615 18 00
Email: info@cicra.ch
Allahu ju shpërbleftë me të mira për angazhimin dhe përkrahjen tuaj!
Me respekt e mirënjohje,
Kryesia e Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion – Lozanë
Si të vini në Mbrëmjen e Solidaritetit
Stacionet e autobusëve pranë Pallatit të Beaulieu në Lausanne janë “Beaulieu” dhe “Beaulieu Jomini”.
Si të vini me veturë në këtë mbrëmje
Salle St-Moritz
Avenue des Bergières 10
1004 Lausanne
Si të vini me veturë në këtë mbrëmje
Kliko këtu për të hapur Google Maps
Si të vini me autobus në këtë mbrëmje
🚌 Autobusi linja 21
Merrni autobusin linja 21 nga stacioni i trenit në Lausanne në drejtim të “Blécherette”
Zbritni te stacioni “Beaulieu”
🚌 Autobusi linja 3
Merrni autobusin linja 3 nga stacioni i trenit në Lausanne në drejtim të “Bellevaux”
Zbritni te stacioni “Beaulieu Jomini”
🚗 Qasja me veturë
Merrni dalje nr. 9 “Lausanne-Blécherette” nga autostrada A9/E62
Ndiqni tabelat në drejtim të “Beaulieu”
🚖 Qasja me taksi
Merrni një taksi nga stacioni i trenit në Lausanne ose nga ndonjë stacion taksie në Lausanne

CICRA
Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë
Centre Albanais pour l'Intégration, la Culture et la Religion à Lausanne
Chemin du Couchant 4
1022 Chavannes-près-Renens
info@cicra.ch
+41 21 691 00 35
+41 76 615 18 00
Rreth nesh
Historiku
Kryesia
Imami
Statusi i CICRA-së
Antarisa
Botimet
Xhamia në Lozanë
Aktivitetet dhe shërbimet
Ditët fetare në vitin 2024
Bëhu anëtar
Kontakt
Leximi dhe mësimi i Kuranit
Kurani është libri i shenjtë i Islamit, një burim i palëkundur udhëzimi për besimtarët në të gjithë botën. Ai përmban fjalët e Allahut, të zbritura nëpërmjet Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të), dhe shërben si udhërrëfyes për jetën, duke ofruar mësime për moralitetin, adhurimin dhe shoqërinë.