Të nderuar besimtarë! Të dashur vëllezër e të nderuara Motra!
Dita e parë e Ramazanit është me 11 mars 2024 ditë e hënë.
Pasi që jemi në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, ndaj kam kënaqësinë dhe privilegjin që në emer të kryesisë së Qendrës Shqiptare për Integrim,Kulturë dhe Religjion në Lozanë, dhe në emrin tim t`ju drejtohem me urimet dhe përgëzimet më të mira duke ju dëshiruar , shëndet , mirëqenie dhe agjërim të lehtë të muajit të Ramazanit.
Duke ditur se islami është udhëzim hyjnorë i cili e shoqëron njeriun nëpër të gjitha fazat e jetës së tij , pa marrë parasysh vendin dhe kohën , njeriut i ofron mundësi reale të rregullimit të jetës duke e shoqëruar atë me kryrjen e obligimeve që dalin nga Kurani Famëlartë.
Nisur nga ky parim agjërimi i muajit të Ramazanit e pajis besimtarin edhe më shumë me ndjenjën e dashurisë , respektit , vetëdijës , urtësisë , solidaritetit , zemërgjerësisë , devotshmërisë , dhe moral e edukatë të fortë në raport me Krijusin.
Muaji ku na bashkojnë edhe më tepër , ibadetet e namazet , syfyri e iftari , zeqati e sadakaja , solidariteti e bamirësia , mirëkuptimi e përkujdesja ndaj atyre që kanë nevojë , thrret që të jemi edhe më afër Zotit , më tolerant , më dorëlirë , më të afërt me familjen , farefisin e shoqërinë. Zaten ky është edhe mesazhi i Ramazanit.
Muhamedi a.s. thotë:
`Kush agjëron Ramazanin me besim dhe vetë llogaritje të sinqertë do ti falën tërë çka ka gabuar më parë.`
Të nderuar vëllezër dhe motra!
Agjërimi i muajit të Ramazanit thrret për një mobilizim edhe më të madh shpirtërorë , duke shtuar në ibadet dhe bërjen e veprave të mira ngase është muaji i Kuranit dhe rahmeti i Zotit është edhe më i madh gjatë këtij muaji.
Synimi i Ramazanit është edhe pastrim i shpirtrave nga urrejtja , xhelozia , egoizmi , pangopësia , dhe të gjitha veprat e liga. Agjërimi besimtaret i ngrit në shkallë të lartë të devotshmërisë duke i udhëzuar në vepra të mira , solidaritet mes njerëzve , respekt ndaj njëri tjetrit , duke e forcuar bindjen se vlera e njeriut si krijesë është e njëjtë pavarësisht pozitën , vendin , ngjyrën , që ka . Ndaj Islami keqtrajtimin e një shpirti të vetëm e konsideron keqtrajtim të njerëzimit, sikur që shpëtimin e një njeriu e konsideron shpëtim të mbar njerzimit.
Të nderuar vëllezër dhe motra !
Burimi hyjnor i Islamit është Kurani që mbështet konceptet e moralit , dashurisë e mëshirës , përkushtimit , sakrificës , tolerancës dhe paqes. Një musliman që i zbaton sic duhet këto parime në jetën e tij , është njeri i sjellshëm , modest , i drejtë i besushëm dhe me të cilin është e lehtë të krijohen marrëdhënie të mira. Ai përhap dashuri , respekt , harmoni dhe kënaqësi te të gjithë ata që jetojnë pran tij.
All-llahu xh.sh. porasit!
….« Bashkëpunoni me njëri – tjetrin në bamirësi e mëshirë dhe jo në gjynahe e armiqësi….! (Kuran: 5:2).
Le të jetë ky muaj i Ramazanit stimulim për zemrat e shpirtat tanë , për përkushtimin dhe forcimin e besimit drejt shkallëve të larta të devotshmërisë , të tillë janë ata që i qëndrojnë me përkushtim Islamit , që i druhen Allahut , që tregojnë respekt të madh për vlerat shpirtërore , dhe që janë të mbushur me zell e dashuri për të kontribuar për fe e atdhe , se vetëm kështu e kemi kuptuar rendësin e këtij besimi dhe përkushtimi edhe më të madh ndaj Allahut dhe urdhrave që dalin nga Kurani dhe porosit e Muhamedit a.s.
Nëpërmjet këtij urimi thrras që le të na shërbej muaji i Ramazanit rast më i mirë për të zgjatur duart tona, kah skamnorët , jetimët , të gjithë atyre që kanë humbur shpresën për një jetë më të mirë . Të forcojmë vlerat e Ramazanit për të qenë të lumtur dhe për ti bërë të tjerët të lumtur. Ndaj lypset nga ne të gjithë që me punën tonë të krijojmë kushte sa më të mira për një jetë më të dinjitetshme , për të gjithë ata që jetojnë dhe e duan këtë vend ku i madhi Zotë na ka krijuar.
Edhe njëherë si Imam i Qendrës Shqiptare për Integrim,Kulturë dhe Religjion në Lozanë-Zvicer , më lejoni t’ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta për muajin e Ramazanit , duke e lutur Allahun që të na i pranoi agjërimin , namazin , sadakan dhe adhurimet tona.
Amin !
Me respekt : Fehim ef.Abazi.
Imam i Qendrës Shqiptare për Integrim,Kulturë dhe Religjion në Lozanë – Zvicër.